Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, me nje postim ne fb ka shprehur indinjaten e tij per KryeRilindasit Rama dhe ”Ligjin antishpifje” te tij, qe lejon ”Zonjen e zeze” sic e etiketon ai Nexhmije Hoxhen, qe guxon te shpifi, trilloje e njollose levizjen e stundenteve per demokraci. Me pas Shehu thekson se “A mundet te me thuhet cdo ndodhte ne Gjermani a Itali nqs autoret e krimeve do te dilnin nga erresira e ferrit e do te guxonin te publikonin te tilla pacavure per anti nazistet, anti fashistet, do te glorifikonin Hitlerin, Musolinin, vellezer siamenze keta me ate tonin, edhe pa pasur aty nje ligj “anti shpifje” si ky i Rames ketu?!”

Per me shume ndiqni te plote postimin e tij ne fb:

”Zonja e Zeze” guxon te shpife, trilloje e njollose ate levizje, personazhet e saj, studentet, masen e njerrezve, qe u ngriten e luftuan per demokraci dhe autori i ligjit “anti shpifje” gezohet ne heshtje, ndersa con ne gjyq edhe nje gazetar, qofte per nje metafore!!!
Ajo perdor terma si vandale, rrembyes, bandat e paguara te PD, huligane, me nje urrejtje gjak kerkuese ndaj nje levizje te tere, qe i solli vendit lirine, ashtu si dikur me Nenin 55 nxiste e duartrokiste kur denoheshin, vriteshin, terhiqeshin zvarre me urdhera te dale nga shtepia e saj, duke gjakosur nje popull te tere.
A mundet te me thuhet cdo ndodhte ne Gjermani a Itali nqs autoret e krimeve do te dilnin nga erresira e ferrit e do te guxonin te publikonin te tilla pacavure per anti nazistet, anti fashistet, do te glorifikonin Hitlerin, Musolinin, vellezer siamenze keta me ate tonin, edhe pa pasur aty nje ligj “anti shpifje” si ky i Rames ketu?!
Mjafton vetem kjo per te kuptuar thelbin e mbrapshte te miratimit nga ky “Parlament” antikushtetues te atij “Ligji Rama”, selektivitetin e tij, qellimin e tij vetem per t’i mbyllur gojen nje populli te tere, duke i dhene ze “xhelateve” te djeshem a dishepujve te tyre te sotem.
O tempora, O mores!Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu