Drejtoresha e Arsimit Irena Karagjozi mësohet se ka qarkulluar nga ky vend duke u emëruar në një post mjaft të rëndësishëm. Burimet e Jugulajm.net kanë mësuar se zonja Karagjozi është emëruar këshilltare e kryebashkiakut gjirokastrit Flamur Golemi, për projektet europiane të zhvillimit.

Kalimi i ish drejtoreshës së Arsimit në këtë detyrë, i përshtatet pasi në të kaluarën ajo ka qene pjesë e projekteve ndërkombëtare që kanë patur profil zhvillimin urban dhe interurban dhe mesa duket ka gjetur vendin e saj më të përshtatshëm. Kjo dhe falë kontakteve dhe njohjeve që ka patur në të kaluarën me partnerët europianë në implementimet e projekteve të ndryshme zhvilluese në Shqipëri.

Karriera e zonjës Karagjozi në fakt është e pasur me të tilla raporte me ndërkombëtarët dhe kjo mesa duket ka shtyrë zotin Golemi që të kryejë një lëvizje të zgjuar duke i dhënë vendin e duhur asaj.

Irena Karagjozi ardhur nga shoqëria civile, ka mbajtur prej një viti postin e drejtoreshës së Arsimit në Bashkinë e Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu