Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e konsideron legalizimin e mundshëm të kanabizit siç dhe ka në plan kryeministri si kthim në një ”Republike kanabisi”.

Shehu thotë ne reagimin e tij ne fb, se edhe Italia e përdor vetëm për kërkimet shkencore kurse ky proces nëse hapet në Shqipëri, një vend ku komandojnë grupe kriminale atëhere kërcënimi do të ishte i madh dhe trafiqet do të lulëzonin.

 

 

Shehu i kërkon Ramës të tregojë kush janë specialistët me të cilët është konsultuar pasi institucionet e BE u distancuan.

Ja reagimi i Shehut:

Kanabisi “mjekesor”, gjethja e “fikut” per “Republiken e Kanabisit!
Kryeministri e permendi perseri sot kete duke tentuar te involvoje edhe institucionet e BE, te cilat i falenderoj per distancimin e qarte qe shpejt deklaruan.

Ne keto kushte Kryeministri duhet te na thote kush jane “specialistet” e huaj me cilin eshte keshilluar, qe sic duket i perputhen interesat (se ata ketu i dime se kush jane).
E degjuam kete “perkufizim” me 2015 nga po “specialiste”, perfundimin e pame te gjithe: kanabizimi i vendit, forcimi ekstrem i krimit, kriminalizimi i institucioneve e perfshirja e plote e tyre, trafiqe, terrorizimi i fshatareve, me masakrimin e procesit te votimit me 2017!

Dhe sot kemi nje “deja vue”, fotokopje te cfare ndodhi me pasoja katastrofale per rendin, ekonomine, demokracine e ketij vendi, pikerisht kur po afrohen zgjedhjet.

Se pari duhet te kemi te qarte se perdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental, psh Italia e ben vetem per kerkim shkencor ne sasi shume te vogla, te deleguar ushtrise e pa asnje peshe ekonomike.

Ne Shqiperine tone ku grupet kriminale komandojne te hapesh nje proces te tille do te thote te na kthesh ne “Republiken e kanabisit”.

Une po ju paralajmeroj, rreziku qe na kercenon eshte i madh, tymi i tij do te kundermoje kudo, krimi e trafiqet do te lulezojne, por jo vetem, edhe ekonomia do te goditet rende, per te mos folur per demokracine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu