Banoreve te fshatit Lazarat te Gjirokastres, ju eshte mundesuar rikthimi i furnizimit me uje te pijshem.

Pas disa ditesh mungese te ujit per banoret e ketij fshati, eshte instaluar pompa e re e cila mundesoi rikthimin e ujit per konsumatoret ne Lazarat.

Burime zyrtare nga Ndermarja e Ujesjelles Kanalizime ne Gjirokaster, e konfirmojne kete fakt.

Gjithashtu te njejtat burime shprehen per JuguLajm.net, se rastet e mungeses se ujit te pijshem ne Lazarat nuk do te perseriten, pasi eshte siguruar edhe nje pompe tjeter rezerve e cila do zevendesoje menjehere pompen nese do te pesoje avari.