Kryetari i PD-se Gjirokaster Dasho Aliko, ka reaguar me anen e nje shkrimi ne fb per mungesen disaoreshe te energjise elektrike per banoret e Lazaratit.

Aliko nder te tjera shkruan, se “Si kryetar i PD Gjirokastër, denoncoj këtë veprim persekutues dhe të papërgjegjshëm prej autoriteteve vendore të OSHEE e cila mesa duket po fillon zbatueshmërinë e një skenari që kërkon të destabilizojë situatën në këtë fshat dhe provokojë banorët paqësorë.”

Ja shkrimi i plote i Alikos: 

Prej më shumë se gjashtë orësh, banorët e Lazaratit u është privuar mungesa e energjisë elektrike. Ndërprerja e korrentit ka ndodhur pa asnjë paralajmërim paraprak ndërkohë që banorët po kërkojnë sqarime konkrete nga OSHEE Gjirokastër.

Kjo e fundit deri më tani nuk po jep asnjë lloj spegimi për këtë mungesë e cila përkthehet si persekutim ndaj një komuniteti mijëra banorësh që i’u privohet energjia në banesat apo dhe bizneset që funksionojnë në këtë pjesë të Gjirokastrës.

Si kryetar i PD Gjirokastër, denoncoj këtë veprim persekutues dhe të papërgjegjshëm prej autoriteteve vendore të OSHEE e cila mesa duket po fillon zbatueshmërinë e një skenari që kërkon të destabilizojë situatën në këtë fshat dhe provokojë banorët paqësorë. Kujtoj këtu që veprime të tilla cënojnë jetën sociale në fshat dhe dëmtojnë dukshëm aktivitetin e përditshëm.

Kërkoj nga drejtoesit vendorë të OSHEE spegime për këtë veprim të papërgjegjshëm me tipare persekucioni politik ndaj banorëve të Lazaratit, pasi njihet orjentimi oponent i tyre karshi qeverisë aktuale që ka shtënë të gjitha institucionet në një dorë të vetme. Padyshim që një veprim i tillë ka prapavijë politike dhe ndërmerret në një kohë kur zemërata dhe urrejtja ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës ka arritur kulmin edhe në Gjirokastër pas zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

Së fundi i’u bëj thirrje edhe një herë drejtuesve vendorë të OSHEE Gjirokastër të rikthejnë me urgjencë energjinë e munguar për Lazaratin pasi në të kundërt, do të përballen me një reagim të fortë nga komuniteti që buron nga e drejta e tyre për të qenë të barabartë me të gjithë banorët e zonave të tjera të Gjirokastrës ashtu sic janë po aq të barabartë edhe në likujdimin e energjisë së konsumuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu