BILD

Është një lajm që u jep shpresë mbi 2 milionë të infektuarve nga koronavirusi.

Në një spital në Çikago, SHBA, pacientët e prekur nga Covid-19 kanë reaguar pozitivisht ndaj një ilaçi antiviral si pjesë e një studimi.

Sipas një raportimi nga portali mjekësor STAT, temperatura dhe problemet në frymëmarrje u ulën thuajse te gjithë pacientët dhe shumica dolën nga spitali brenda një jave.

Ilaçi Remdesivir, i kompanisë kaliforniane Gilead, është një nga ilaçet e para që është provuar efektiv në trajtimin e koronavirusit.

Ky mund të jetë ilaçi i pari i miratuar për sëmundjen Covid-19.

Universiteti  i Çikagos rekrutoi 125 pacientë për studimin. 113 prej tyre ishin shumë të sëmurë. Të gjithë u trajtuan përditë me ilaçin.

“Lajmi i mirë është se shumica e pacientëve ka dalë nga spitali,” tha Kathleen Mullane.

Megjithatë një studim për këtë çështje nuk ka dalë akoma.

Remdesivir është një përbërës aktiv që është prodhuar për të luftuar mes të tjerash edhe Ebolan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu