Ahshtu sic e kemi bere me dije, dje ne mbremje flaket kane kapluar nje zone te konsiderueshme ne Ksamil.

Per kete ngjarje një 25-vjeçar është arrestuar, sepse dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Ksamil.

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Policia prangosi Edmond Zogajn, 25-vjeç, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu