Zbardhet ngjarja e ndodhur ne fshatin Këllëz ku Panajot Janaqi 72 vjec, i vuri flaken bashkeshortes se tij ne oborrin e shtepise.

Grupi hetimor ka arritur te marre deshmine e 72 vjecarit i cili ka ndrrmarre veprimin ndaj gruas se tij ne kushte teresisht te pavetdijshme.

Gruaja kishte ardhur mesditen e djeshme nga Greqia, pasi kishte 5 vjet qe nuk ishte kthyer.

Debati fillestar mes çiftit ka lindur pak ore pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi. Vete i moshuari aktin e ndermori ne kushtet kur ishte i alkoolizuar.

Debati lindi pasi i moshuari i kishte kerkuar llogari per mungesen e saj ne 5 vitet e fundit, pasi ishte shoqeruar me deshperim te thelle. Gruaja i pati thene se duheshin te hollat per te siguruar nje vazhdimesi te qendrueshme ekonomike per te dhe veten.

Mesohet se 72 vjecari pas konfliktit te pare ka qendruar i heshtur per tre ore dhe me pas ka rifilluar debatin me te shoqen, por kesaj radhe me tone me te ashpra kjo dhe nen ndikimin e alkoolit qe kishte marre.

Gruaja i ishte shmangur debatit te dyte duke u larguar ne oborr. Me pas i moshuari rrembeu nje bidon me benzine qe e mbante ne plevicë, duke sperkatur te shoqen dhe njekohesisht ndezi cakmakun.

Mirepo gjate ketij veprimi ai ka sperkatur aksidentalisht edhe veten cka edhe vete mori flake. Menjehere policia eshte njoftuar nga komshinjte aty afer.

Policia e Gjirokastres konfirmon se 72 vjecari kishte shfaqur edhe me pare probleme dhe konflikte me te vellain, ku nuk kane munguar perplasjet fizike.

Per kete qellim, policia i terhoqi armen e zjarrit vitin e kaluar qe 72 vjecari e kishte me leje. Ne deshmine e tij, Panajot Janaqi nuk e ka fshehur pendesen duke u justifikuar se ishte nen efektin e alkoolit.

Deri me tani nuk eshte ndermarre asnje veprim per arrestimin e tij pasi ndodhet i shtruar ne spital se bashku me te shoqen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu