Policia e Gjirokastres ka vene ne pranga nje person te shumekerkuar.

Behet fjale per Bujar Kalemin nga fshati Zhapokike i Tepelenes.

Kane qene sherbimet e policise se Komisariatit te Gjirokastres ato qe kane prangosur Kalemin, teksa ishte larguar nga arresti shtepiak.

Burimet konfirmojne se ai akuzohet per nje vjedhje te ndodhur kohe me pare.

Mesohet se thyerja e arrestit shtepiak nga Kalemi eshte bere para pak kohesh dhe rrjedhimisht ishte shpallur person ne kerkim.

Ai u gjet nga Policia e Gjirokastres para pak minutash ne Jorgucat, teksa ishte duke udhetuar me automjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu