Shqipëria tërhoqi nominimin e saj për hyrjen ne listën e Trashëgimisë Botërore UNESCO të Festivalit Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Kjo ndodhi pasi mori një rekomandim negativ nga organi vlerësues i këtij organi-raporton agjencia sërbe e lajmeve Tanjug.
Misioni i Serbisë në UNESCO reagoi ndaj këtij nominimi të Shqipërisë për shkak se në prezantimin me video të këtij nominimi, Kosova në hartë paraqitej si një shtet i pavarur-raporton ”Tanjug”, i cili i referohet burimeve të sigurta nga kjo mbledhje.
Mësohet se delegacioni shqiptar u dëbua pas ndërhyrjes së delegacionit sërb i cili ka reaguar ashpër.
Pas kësaj ngjarjeje kryetari i komitetit drejtues të UNESCO-s njoftoi se nominimi për të qenë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës pjesë e trashëgimisë kulturore botërore u tërhoq duke i’u bindur tekave të Sërbisë.
Ndërkohë që Sërbia rregjistroi një tjetër aset në UNESCO pas dështimit të delegacionit shqiptar.