Vetem disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në lagjen nr. 4 Kodër të Sarandës, ku dy persona i kanë bërë pritë një kambisti në hyrjen e pallatit të tij.

Pasi e kanë dhunuar i kanë grabitur atij shumën prej 500 mijë lekësh të reja.

Kambisti sapo ka tentuar të hyjë në ashensor për të shkuar në banesën e tij, është pritur nga 2 persona të maskuar të cilët i ngritën “kurth”.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Nderkohe, raportohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë rreth zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu