Zgjidhet situata ne Kakavije. Pas 16 oresh pritjeje te 40 shtetasve shqiptare qe prisnin ne Kakavije pjesa e me e madhe e tyre jane lejuar te hyjne ne Shqiperi.

Behet fjale per kontigjentin e atyre shtetasve te moshuar, me probleme serioze shendetesore te dale nga spitali, gra shtatzena dhe te mitur. Ndersa 10 te tjere jane kthyer mbrapsht per ne destinacionet fillestare te nisjes nga Greqia.

Burimet konfidenciale nga Kakavija bejne te ditur se 10 shqiptaret qe jane kthyer mbrapsht drejt Greqise, kane kundershtuar me force kete veprim.

Nderkaq kufiri me Greqine eshte i izoluar teresisht pasi jane mbyllur portat e hekurit dhe eshte nderprere puna. Kalojne vetem kamione dhe furgone qe transportojne mallra ushqimore, medikamente e mallra spitalore. Konfirmohet se linja kufitare eshte perforcuar edhe me shume me forca shtese nga Drejtoria e Policise se Qarkut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu