Vihen ne pranga dy persona teksa ishin duke transportuar emigrantë klandestine nga kufiri shqiptaro-grek.

Nderkaq eshte sekuestruar automjeti qe transportonte klandestinet si dhe dy aparate celulare.

Ka qene Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në Policine e Gjirokastrës ku në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Muzgu 4”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në Policine Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz “.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu