Policia Kufitare ka sekuestruar 20 mije euro ne tentative per te kaluar drejt Greqise.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne Piken Kufitare te Kakavijes, ku 50 vjeçari A.O. nga Saranda posedues i vleres monetare u kap nga forcat policore ku sasine e eurove e kishte depozituar në çantën personale.

Shuma e padeklaruar e eurove te gjetura ne bordin e kamionit ku qarkullonte 50 vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejrorine Vendore te Gjirokastres, u procedua penalisht 50 vjecari sarandjot për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi dhe pastrim te produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Disa ditë më parë shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu