Policia Kufitare ne Kakavije sapo ka kapur nje sasi te madhe eurosh ne drejtim te Greqise.

Forcat e Policise Kufitare kane kontrolluar ne vijen e dyte kufitare nje 30 vjecar nga Saranda, teksa po udhetonte me nje automjet drejt Greqise.

Ne çante atij i jane gjetur nje sasi prej 30.000 euro te padeklaruara paraprakisht, cka i ka kushtuar atij ndalimin e menjehershem drejt shtetit grek.

Menjehere jane marre inspektoret e Krimit Ekonomik ne Drejtorine Vendore te Policise ne Gjirokaster, te cilet po kryejne veprimet ligjore ne keto momente.

Kjo eshte hera e dyte brenda nje jave, qe forcat e Policise se Stacionit Kufitar te Kakavijes zbulojne sasi monedhash te huaja ne tentative per te kaluar drejt Greqise dhe anasjelltas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu