Nje automjet i vjedhur ne Sërbi bllokohet ne Kakavije ne tentative per te udhetuar drejt Greqise.
Mjeti me targa shqiptare drejtohej nga P.P, 66 vjeç nga Saranda.
Nga kontrolli i kryer në vijen e dyte kufitare prej sherbimeve te policise kufitare dhe sherbimeve te Frontex, u kontrollua numri i shasisë ku rezultoi se numri original ishte ndryshuar mekanikisht dhe ishte falsifikuar.
Ndersa numri origjinal i shasisë pas kontrollit ne sistemin Interpol rezultoi se ishte shpallur i vjedhur ne vitin 2011 ne Sërbi.
Ne perfundim Sektori Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Policine e Gjirokastres, filloi procedimin penal ndaj 66 vjeçarit sarandjot per trafikim te mjeteve motorrike dhe falsifikim te vulave stampave e formulareve.
Nderkaq mjeti i vjedhur në Sërbi 10 vjet me pare u sekuestrua.