Vdekja e 20 vjecares Klea Muxhaj ka vënë në alarm organet drejtuese të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe organin e akuzës.

Burimet zyrtare nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës bëjnë me dije për Jugulajm.net, se kanë kërkuar autopsi me prezencë të mjekut ligjor i cili pritet të vijë nga kryeqyteti.

Kjo për të zbardhur shkakun e vdekjes së të resë nga fshati Zhulat i Gjirokastrës.

Ndërkohë që pritet të mbërrijë mjeku ligjor nga kryeqyteti, organi i akuzës në Gjirokastër është në pritje të vendimit që do të zbardhet në kartelën e autopsisë nga mjeku ligjor.

Autopsia pritet të bëhet në orët e mbasdites së sotme cka është kërkuar madje edhe nga familjarët e së të ndjerës.

E reja 20 vjecare, hyri në sallën e operacionit në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe mjek ishte obstetri Dashamir Demiri së bashku me mjekun anestezist Kosta Hido. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm dhe pa komplikacione.

Përpara operacionit Klea Muxhajt i janë bërë analizat e gjakut dhe të gjithë protokollin e analizave standarte që ndërmerren në të tilla raste cka kanë rezultuar brenda parametrave.

Operacioni ka zgjatur 20 minuta dhe pas kësaj 1 orë më pas, të resë i ka dalë narkoza dhe gëzonte shëndet të plotë. Madje ajo është vizituar nga bashkëshorti dhe familjarët e saj deri në orët e vona të natës në Maternitet.

Në orën 02:00 gruaja lehonë shfaq probleme në rrugët e frymëmarrjes cka detyroi stafin mjekësor t’i gjendej pranë. Pasi rëndohej edhe më tepër gjendja e saj për shkak të mungesës së oksigjenit në gjak dhe me një frymëmarrje pothuajse inegzistente, atëherë është intubuar.

Pak minuta më pas, 20 vjecarja ka ndërruar jetë.

Kanë qenë vetë mjekët që ndërmorrën operacionin që kërkuan autopsi në trupin e 20 vjecares për të zbuluar shkakun që solli vdekjen e saj të menjëhershme.

Vdekja ndodhi 5 orë pas operacionit të lindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu