Policia greke e Kakavijes leshon 60 shtetasit shqiptare te mberritur me autobuze ne oret e para te mengjesit te sotem nga Athina.

Ata sapo jane leshuar po tentojne te hyjne ne Shqiperi mirepo kufiri eshte mbyllur me porta te hekurta dhe perforcuar me efektive shtese te Policise Vendore te Gjirokastres. Rrjedhimisht ngelen te bllokuar ne token neutrale. Ngelet per tu pare sesi do te rrjedhin situatat ne oret vijuese. Kujtojme ketu se nje dite me pare, 10 shqiptare u kthyen mbrapsht nga autoritetet policore kufitare shqiptare drejt Greqise pasi nuk kishin arsye te forte udhetimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu