Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit.
Një pushues mësohet se ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara.
Sikundër mësohet tashmë, viktima është F. L, 78 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky i fundit kishte disa ditë që po pushonte te banesa e vajzës së tij në Shëngjin.
Lezhë/Informacion paraprak:
Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.