Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë.

Një fëmijë 3 vjeçar është dëmtuar rëndë pasi e ka zënë përposhtë, dollapi i rrobave.

Fëmija 3 vjecar është transportuar  me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

3 vjecari, banor i Sarandës, aksidentalisht në shtëpinë e vet i ka rënë sipër tij dollapi i shtëpisë dhe për rrjedhojë është goditur keqas në kokë duke i krijuar  frakturë të rëndë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar në rrezik për jeten drejt Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu