Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit, Niko Goro në Himarë.

Mësohet se autori ka dalë nga një furgon ku ishin katër persona dhe e kanë qëlluar për vdekje, biznesmenin.

Sipas burimeve, autori ka qënë me Volkswagen dhe i mbuluar me maskë e me kapele në kokë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar tetë persona për ngjarjen. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset rrotull.

Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për bizneset e tij, pasi Goro merret me ndërtime, kishte hotel dhe bar kafe në pronësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu