3 persona jane arrestuar nga Policia e Shtetit dhe një i mitur është proceduar në gjendje të lirë pasi kanë mbajtur peng nën kërcënimin e armës shtetasin J.GJ, 34 vjeç.

Policia ka arrestuar kuadër të operacionit ‘Kalaja’, Myrteza Domin, 28 vjeç, Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, Enea Taho, 33 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë një 14-vjeçar.

Këto shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Taho, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu