Policia e Gjirokastres ka dale me nje deklarate shtypi, lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme ne rrugen prane fshatit Shtëpëz te Gjirokastres.

Njoftimi i policise:

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.