Gjykata e Apelit ne Gjirokaster, sapo ka dhene vendimin ndaj te akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho, te cilet u shpallen sot perfundimisht fajtor per vrasjen e Alket Muhos, ne 6 shtator te 2018 ne fahatin Rabije Bashkia Memaliaj.

Seanca e sotme gjyqesore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy te akuzuarve kane kerkuar renien e akuzave per vrasje nga ana e prokurorit te çeshtjes Julijan Çafka, i cili ishte ai qe apeloi vendimin e dates 26 tetor te 2021 te dhene nga shkalla e pare e gjyqesorit ne Gjirokaster.

Ky vendim i dhene nuk percaktonte armen e vrasjes se kryer nderkohe qe denonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon.

Gjyqtari i Gjykates se Apelit Gjirokaster Sokol Pina, me gjyqtaren tjeter ndihmese Margarita Buhali, mbi bazen e ankimit te prokrorit te ceshtjes Julijan Çafka, ndryshoi vendimin e dhene nga Gjykata e Faktit ne Gjirokaster dhe vendosi per masen e denimit, ku Dino Muho, u deklarua fajtor edhe per armembajtje pa leje nderkohe qe ne shkallen e pare arma nuk doli ne vendim.

Ne bashkim te denimeve Dino Muho, u denua nga 17 qe ishte denuar nga Gjykata e Faktit ne 19 vjet burg.

Ndersa i ati i tij Et’hem Muho, nga 19 vjet te dhene nga Gjykata e Faktit ne 22 vite burg.

Ky vendim u egzekutua ne sallen e gjyqit menjehere, duke thirrur policine e cila u vendosi prangat dy te denuarve per vrasje me paramendim.

Ne vendimin e permbledhur dhene para pak nga Apeli i Gjirokastres, u provua dhe vertetua pertej cdo dyshimi te arsyeshem se Et’hem dhe Dino Muho, jane autore te vrasjes me paramendim te Alket Muhos, ne date 6 shtator te 2018 ne fshatin Rabije te Memaliajt.

Gjate kesaj periudhe dy te denuarit qendronin ne arrest shtepie per shkak te shkeljes se afateve te ankimimit te vendimit per masen e arrestit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu