Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mbrëmje, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët në Derviçan të Dropullit.

Shtëpia e Irakli Ndriços është djegur plotësisht, ndërsa e lënduar ka mbetur vajza e familjes, që është dërguar me urgjencë në spital.

E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qenë shtetasi  49-vjeçari dhe vajza e tij 12 vjeçare, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu