Sic ju kemi paralajmëruar një ditë më parë, sot Jugulajm.net zbulon lëvizjet në krye të drejtorive rajonale dhe lokale në Gjirokastër.

Këto lëvizje vijnë dhe kanë për synim të rifreskojnë drejtimin e administratës publike, ku shumë prej drejtorëve kanë mbi 8 vjet në drejtim të këtyre institucioneve, qysh kur PS formoi qeverinë në shtator të 2013.

Kryesuesja e listës së deputetëve të Rilindjes Mirela Kumbaro, i ka vënë vulën lëvizjeve që do të kryhen brenda pranverës në shumicën e institucioneve rajonale e lokale.

Zonja Kumbaro, sigurisht këto lëvizje i ka kryer në konsultim të ngushtë me një prej drejtorëve që ajo ka për zemër dhe që socialistët e dinë mirë se cili është dhe ku raporti mes tyre ka xhelozuar pjesën tjetër të PS në Gjirokastër, dyshen Golemi-Llogo.

Këta dy të fundit për hir të së vërtetës nuk kanë gisht në këto lëvizje jo se nuk kanë dashur, por nuk i ka pyetur Kumbaro me drejtorin “anonim” i cili “de facto” është edhe mëkëmbësi i Kumbaros, kur ajo mungon në Gjirokastër e pse jo dhe në listën e ardhshme për deputet në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 2025, duke zëvendësuar Laertin nga Damësi.

Nga lista e përpiluar nga Kumbaro dhe drejtori “anonim” bien në sy lëvizje në shumicën e drejtorive, ku ndërkohë që ngelen të palëvizshëm kreu i Filialit të Postës Shqiptare Ismail Zeko, ai i ARRSH-së Andi Shkurta, i Spitalit Rajonal Sokol Feruni, i Drejtorisë së Sherbimeve të Transportit Rrugor Maksi Hoxha, i RTGJ-së Arjan Xhani dhe me dyshim i Inspektoriatit Shteteror të Mjedisit dhe Pyjeve Dino Selimi.

Sipas projeksionit të Mirela Kumbaros, drejtorët që do të lëvizin janë si më poshtë:

Gligor Dushi-Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura.

Valbona Bushi-Drejtoria Rajonale Tatimore.

Pezana Rexha-Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare.

Irida Hoxha-Dega e Sigurimeve Shoqerore Rajonale.

Arben Gushi-Inspektoriati Shteteror te Punës.

Magdalena Margariti-Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

Marsela Xarba-Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Sulo Mucobega-Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik.

Arnel Gozhita-Drejtoria Rajonale e Mjedisit Gjirokastër.

Artin Fino-ADISA.

Armand Hilaj-AKU(i shkarkuar ndërkohë).

Olsi Skreli-Bordi i Kullimit.

Nga sa më sipër, këta drejtorë e kanë prerë biletën për t’u larguar nga drejtimi i institucioneve. Ndërkaq diskutohen katër emrat e mëposhtëm për të qarkulluar.

Edlir Sinojmeri-ISHSH.

Shpëtim Novi-NJVKSH.

Florian Taci-Kadastra.

Dino Selimi-Inspektoriati Shteteror i Mjedisit dhe Pyjeve.

Kumbaro ndërkohë është duke përpiluar listën e dytë të zëvëndësuesve të drejtorëve, që do silurohen në fazën e parë ku priten të jenë emra kryesisht të rinj, apo të ricikluar si prsh:

Ilir Metajn i cili diskutohet të zëvendësojë postin vakant të lënë në AKU, apo Martin Gorrici tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, si dhe Gentian Llogo tek Tatimet.

Gjithësesi Jugulajm, do të përcjellë në kohë reale lëvizjet e mëpasshme të drejtorëve të rinj.