Aksident automobilistik ne te dale te qytetit te Kelcyres.

Nje automjet me targa greke ku udhetonte ne aksin nacional Kelcyrë-Tepelenenë, saktesisht ne rrugën që njihet si “Rrapi i Kuqarit”, ka humbur kontrollin dhe eshte permbysur, duke shkaktuar lendimin e lehte te drejtueses se mjetit dhe pasagjerit.

Çifti po merrte udhen drejt kthimit ne Greqi l, ku nga te dhenat fillestare behet e ditur, se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin ne kthesen ne te dale te qytetit.

Policia gjendet ne vendngjarje per te hulumtuar pasojat e aksidentit.

Te lenduarit jane jashte rrezikut per jeten.