Zbardhet ngjarja e rëndë e Fierit, ku burri ka vrarë gruan me thikë dhe ka tentuar të fshehë krimin. Fillimisht u raportua se Valdete Mamaj nga lagjja Sheq i Madh, ka vrarë veten por nga hetimet e policisë është zbuluar se krimi është kryer nga i shoqi Petri Mamaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është qëlluar 6 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, ndërsa krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

Policia e ka gjetur 50-vjecaren të pa jetë afër krevatit, ndërsa krimi ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit.

Burri e ka qëlluar të shoqen me thikën e bukës e mandej ka lajmëruar të vëllanë, punonjës policie se gruaja ka vrarë veten. pas kësaj telefonate policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka mbledhur prova dhe ka kryer autopsinë në trupin e të ndjerës.

Pas ekspertizës u kosntatua se 50-vjecarja është vrarë.

Policia shoqëroi menjeherë bashkëshortin i cili ka pranua se e ka kryer vrasjen për motive xhelozie. 50-vjecarja ishte nënë e dy fëmijëve që jetojnë jashtë vendit.