Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në fshatin Nivicë. Mjeti, në të cilin ai ishte pasagjer, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.