Nje 30-vjeçar nga Luzati i Tepelenes, eshte arrestuar ne flagrance nga uniformat blu, pasi ne automjetin me te cilin udhetonte i eshte gjendur nje arme e ftohte.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 30 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, pasi, në vendin e quajtur “Agjencia”, Tepelenë, gjatë kontrolli të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të ftohtë (shufër metalike portative).

Materialet në ngarkim të shtetasit K. Q. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.