Nje shtetas 65-vjeçar, banues i Tepelenes ka humbur jeten, pasi ra nga tarraca e baneses se tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.