PD ne Libohove ka bere thirrje institucioneve shteterore te nderhyje per t’i vene drynin dyerve te shkollave dhe kopshteve.
Kjo pasi virusi i rrezikshem ka nje shtrirje shume te madhe dhe vatra aktive.
Ne nje status te publikuar ne faqen e saj PD Libohove, ka dhene arsyet e kesaj nderhyrjeje sa me te shpejte ne kohe dhe ka apeluar tek banoret te tregohen alert me kete virus.
Postimi ne FCB i PD Libohove.  
Tashme Libohova edhte po aq e rrezikuar sa Gjirokastra me raste pafund te COVID-19 dhe kete alarm e kane ngritur dhe mjeke epidemologe.
Ne Libohove ka nje shtrirje te gjere te virusit ne grupmosha te ndryshme dhe hapja e mbyllja e shkollave pa kriter jo vetem qe nuk po frenon por po pershpejton infektimet.
Mesues, nxenes, familjare qe dihen apo nuk dihen vazhdojne te jene percues te virusit dhe asnje mase nuk po merret per te frenuar kete semundje.
Institucionet tashme jane jashte loje dhe nuk raportojne numra te sakte te te infektuarve, njerezit nuk bejne te gjithe tampon dhe levizin lirshem, madje disa thyejne dhe karantinen.
Libohova nuk eshte me nje zone e gjelber ndaj seriozisht u duhet ripare gjendja e shkollave, kopshteve, institucioneve, transportit publik.
Nderkohe u bejme apel banoreve te bejne kujdes per shendetin, te mos neglizhojne asnje siptome dhe te jene bashkepunues ne ndihme te vetes dhe te te tjereve!
Sherim te shpejte gjithe te prekurve dhe SHTETI te hape syte e te ndihmoje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu