Pese turiste nga Polonia jane shpetuar pasi u bllokuan ne Langarice te Permetit.

Policia dhe PMNZSH kane arritur te shpetojne keta te fundit ndersa 2 gjermane kane mbetur ende ne shpelle.

Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Shkaku paraprak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me rreshje intensive në zonë. Për pasojë ka dale nga shtrati lumi i Langaricës. Çifti gjerman kishin edhe nje femije i cili eshte shendoshe e mire dhe eshte nxjerre menjehere nga zjarrefikeset e Permetit ndersa prinderit e femijes jane ne shpelle per momentin jashte rrezikut per jeten.

Burimet thone se po presin renien e nivelit te ujit per te nderhyre sakaq nevoja e vetme e dy turisteve gjermane eshte ushqimi pasi ju kane komunikuar efektiveve se kane perfunduar rezervat ushqimore.