Nje zjarr ka shkrumbuar banesen e Fatmir Shehut ne lagjen nr 5 ne qytetin e Memaliajt. PMNZSH Memaliaj ka shkuar me urgjence ne vendngjarje ku ka bere te mundur shpetimin e kater pjestareve te familjes Shehu njeri prej te cileve ka pesuar djegje te lehta. Te kater pjestaret e familjes Shehu jane shoqeruar per ne Spitalin e Tepelenes per kurim te metejshem.

Sipas grupit hetimor, zjarri ne banese eshte provokuar nga nje qirì i ndezur ne dhomen e gjumit nga nje pjestar i familjes. Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmet disa kohe me pare nderkohe qe kater pjestaret e ngelur kane probleme te shendetit mental.

Zjarri ka shkaktuar deme ne materiale cka pjestaret e familjes Shehu prej dites se sotme do te qendrojne ne qiell te hapur.