Pas disa muajve ne krye te institucionit me te rendesishem energjitik ne jug te vendit, Dashamir Qeli eshte shkarkuar diten e sotme nga kreu i OSHEE Ardian Cela.

Ka qene nje vendim jo i papritur per Qelin, pasi me pare ishte paralajmeruar dy here permes verrejtjeve te konstatuara nga kreu i pergjithshem i OSHEE, si pasoje e nivelit te larte te humbjeve ne rrjet ne rajonin e Gjirokastres. Dashamir Qeli u emerua ne krye te OSHEE Gjirokaster ne fund te muajit nentor te vitit te kaluar duke qene drejtori me jeteshkurter ne historine e OSHEE Gjirokaster.

Pasuesi i Qelit do te konkretizohet gjate diteve ne vazhdim nderkohe qe Jugulajm.net meson se favoriti kryesor per te qene ne krye te ketij institucioni eshte Armand Hilaj ish kreu i Keshillit te Qarkut, si dhe Dino Selimi kreu i PS Tepelene i cili ka ngelur i papune pas shkrirjes se Inspektoriatit Rajonal te Mjedisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu