Tre persona janë plagosur para pak minutash në Ksamil,

Mësohet se të plagosurit janë T. A, F. A, dhe L. A, anetare te se njejtes familje.

Mësohet se të tre personat janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja.

Bëhet me dije si i plagosur L. A. është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.