Paralizohet qarkullimi rrugor ne aksin nacional Tepelene-Gjirokaster ne burimin e Ujit te Ftohte.

Shkak eshte bere nje peme e larte e cila u shemb ne oret e vona te mbasdites se sotme duke zene nen vete nje furgon. Per fat kane shpetuar mrekullisht nga vdekja kater persona qe gjendeshin prane furgonit i cili u shkaterrua plotesisht nga pesha e madhe e pemes.

Per rrjedhoje eshte bllokuar qarkullimi ne aksin Gjirokaster-Tepelene dhe me nderhyrjen e Policise Rrugore situata po shkon drejt normalizimit nderkohe qe deri tani levizjet e automjeteve po ndermerren vetem ne nje krahe te rruges.

Nuk eshte hera e pare qe ne Parkun Natyror te Ujit te Ftohte ne Tepelene ndodhin episode te ngjashme dhe ne te gjitha nuk ka pasur deme ne njerez vecse pasoja ne materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu