Shpërthim eksplozivi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja në orën 04.35 ne lagjen nr.1 ne qytetin e Sarandes.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afez Kulla.

Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Ne objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anetaresh e 54-vjecarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndertues, ndersa me pare ka qene punonjes i administrates publike.