Sot, rreth orës 18:30, në Mesopotam, Finiq, Sarande, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 28 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 29 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.