Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç ka humbur jetën pasi duke drejtuar motomjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2022, rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.