Kryesuesi i listes se kandidateve per deputete te PD Qarku Gjirokaster Prof.Dr.Tritan Shehu ka reaguar pak ore para celjes se kutive te votimit per ate qe po ndodh momentalisht ne Gjirokaster.

Punonjesit e administrates jane urdheruar nga drejtoret e Rilindjes dhe fuksat e moderuar patronazhiste, qe te fotografojne voten. Presioni eshte aq i madh saqe kane detyruar zotin Shehu te reagoje ashper dhe siguroje zgjedhesit qe mos te kene frike dhe te votojne te lire per cilin subjekt te duan dhe mos te bien pre e presioneve per fotografim vote.

Kete reagim zoti Shehu e ka percjelle me ndjekesit e tij ne rrjetin social FCB!

Të nderuar zgjedhës të Qarkut Gjirokastër !

Qindra prej jush pjesë e administratës publike, po më informojnë për presionin që po i’u ushtrohet nga pushteti në ikje për të votuar kundër dëshirave dhe orjentimit tuaj politik. Kjo është karakteristikë e rilindasve që duan të deformojnë, poshtërojnë dhe sakatojnë procesin e nesërm zgjedhor. Po ju drejtohem të gjithëve Ju të nderuar zgjedhës ! Mos kini frikë! Mos veproni kundër ligjit që ndalon dhe penalizon cdokënd që tenton të fotografojë votën për t’ua treguar fuksave nën petkun e patronazhistit, apo drejtorëve të Rilindjes. Ligji dënon pa kompromis këdo që do të tentojë të fotografojë votën. Të jeni të sigurtë se vota juaj do të lexohet ashtu sic do hidhet pa presion !

Ndaj votoni të qetë për subjektin tuaj të preferuar! Për mua personalisht, rëndësi ka procesi! Ndaj dilni dhe votoni masivisht pa frikë!  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu