Ka rezultuar negative analiza e 47 vjecarit te deportuar sot nga autoritetet e Policise Greke ne Kakavije. Kampioni qe i eshte marre sot te deportuarit ne Kakavije prej inspektoreve te NJVKSH Gjirokaster eshte cuar me urgjence drejt kryeqytetit per t’iu nenshtruar analizes nga ku rezultoi i paprekur me virusin e rrezikshem COVID-19.

Mesohet se 47 vjecari nga Shqiperia e Mesme kishte shfaqur shenja te ngjashme me Coronavirusin pas mberritjes se tij ne Kakavije se bashku me 23 te deportuar te tjere shqiptare nga Policia Greke. Per kete rast, ata jane transportuar te gjithe ne qendren e karantinimit ne Durres per t’u izoluar por pergjigja e ardhur sot mbasdite, beri te pavlefshem izolimin disa ore te tyre dhe rrjedhimisht te gjithe te deportuarit, jane lene te lire.

Ky eshte rasti i tete dyshues me Coronavirus qe shenohet ne Qarkun e Gjirokastres dhe fatmiresisht deri me sot Gjirokastra dhe zonat perreth kane qene imune karshi COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu