Qeveria shqiptare ka lejuar hyrjen ne Shqiperi te shtetasve te vet qe u izoluan 24 ore ne brezin kufitar neutral mes dy vendeve ne Kakavije. Kane qene gjithsej 33 shtetas te cilet kane besuar deri ne fund se do t’u mundesohej hyrja ne Shqiperi fale insistimit te tyre dhe apeleve per t’u rikthyer prane familjeve.

Kalimi ne Shqiperi eshte mundesuar ne oret e para te mengjesit te sotem pas konfirmimit zyrtar per te gjithe, nga Ambasada Shqiptare ne Athine. Askush prej tyre nuk kishte arsye te forte per kthim ashtu sic e percaktojne procedurat e vendosura se fundi prej qeverise shqiptare, por te gjitheve u kishte skaduar afati i qendrimit 90 ditor ne zonen SHENGEN, apo ishin ne kufijte e ketij afati.

Nga 67 qytetare shqiptare qe u dynden ne Shqiperi 1 dite me pare, 33 ngelen ndersa pjesa tjeter u rikthyen me deshire ne Greqi, pasi dispononin 2 nenshtetesi apo leje qendrimi.

Kalimi i shqiptareve te djeshem ne Shqiperi permes Kakavijes, perfundimisht hapi “lojen” te dyndjes pa hesap te shtetasve shqiptare me banim rezident ne Greqi drejt Shqiperise, nderkohe qe nxit rrezikun e ekspozimit te COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu