Evidentohen gjashte raste të vjedhjes së energjisë elektrike ne Gjirokaster, vihet ne pranga nje person, nje tjeter shpallet ne kerkim dhe kater ne ndjekje penale.

Strukturat e Policisë së Gjirokastres në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE Rajoni Gjirokaster, kanë evidentuar gjashte raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Konkretisht nga specialistët për Hetimin e Krimit ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster u arrestua në flagrancë A. Z. i cili ka nje lokal sherbimi ne lagjen 18 Shtatori, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N. Nderkohe qe u shpall në kërkim A. B. nga Lazarati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu