Dhespina Çano banore ne fshatin Palokastër Bashkia e Gjirokastrës eshte dhunuar ne oret e para te mengjesit te sotem nga nje person i panjohur.

E moshuara eshte demtuar ne pjese te ndryshme te trupit si dhe ne koke duke shkaktuar shtrimin e saj ne gjendje traumatike ne Spitalin Rajonal.

Dyshimet e para sipas te dhunuares jane perqendruar tek dy fshatare te zones e cila sipas saj i kane vrare burrin tre vjet me pare per arsye banale.

Nderkaq burime te sigurta nga policia konfirmojne per Jugulajm.net se jane shoqeruar pese persona ne polici ku jane marre ne pyetje mes te cileve dhe dy personat qe dyshohen si autore te ngjarjes se sotme.

Nderkohe po te njejtat burime saktesojne se dhunuese e te moshuares ka shume mundesi te kete qene e bija e saj e cila eshte me te meta mendore.

Hetimet vijojne ende por pista me e besueshme sipas policise eshte dhuna ne familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu