Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Gjirokaster nje dite pas humbjes se jetes se elektricistit Gezim Cabej.
Burimet policore konfirmojne arrestimin e Sh.O. 52 vjec pasi eshte konsumues i veprave penale shpërdorim detyre dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë. Krahas tij eshte proceduar penalisht edhe operatori i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale te falsifikimit te dokumenteve.
Kane qene specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Policine Gjirokaster te cilet arrestuan në flagrancë dy personat e siperpermendur pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, u lenduan A.T. dhe Gezim Cabej i cili humbi jeten me pas ne Spitalin e Traumes si pasoje e plageve te renda dhe hemoragjise se brendshme ne trup.
Materialet i kaluan organit te akuzes për veprën penale te falsifikimit te dokumenteve per K. H. 64 vjeç me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu