Antraksi eshte shfaqur rrezikshem ne Tepelene duke prekur dy banore te fshatit Gllavë në Bashkinë Memaliaj.

Burimet nga Jugulajm.net bejne te ditur se ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani” jane shtruar dy banore te ketij fshati 50 dhe 30 vjec te cilet kane shfaqur temperature te larte dhe ethe te ngjashme me semundjen e antraksit qe eshte e transmetueshme nga gjedhi tek njerezit. Mesohet se dy dite me pare dy personat kishin therrur nje lope ne kushte shtepie pa inspektimin veterinar.

Me pas mishi i therur eshte shitur tek banoret e fshatit. Mjeku Roland Karalli thekson se ne drejtim te Gllaves eshte nisur nje grup specialistesh qe udhehiqet nga nje mjek infektolog. Semundja e Antraksit apo sic njihet ne gjuhen popullore e plasjes shfaqet ne mot te thate sidomos ne periudhen e veres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu