Dy maune sapo jane perplasur me njera-tjetren ne aksin Krahës-Mallakaster duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale dhe plagosjen e nje prej shofereve te mauneve.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te qendres se fshatit Krahes gati 15 km ne veri te Memaliajt. Maunia TR6451G po shkonte ne drejtimin verior te rruges ndersa eshte perplasur me maunen qe vinte nga Tirana ne drejtim te Kakavijes.

Perplasja ka qene ne krahun frontal te majte te maunes duke shmangur nje tragjedi. Per pasoje, drejtuesi i maunes me ngjyre te kuqe eshte plagosur rende dhe u transportua ne drejtim te Spitalit Rajonal te Gjirokastres ku dhe po merr ndihmen e mjekeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu