Bëhet fjalë për 46 vjecarin M.N. nga fshati Dervician pjesë e Bashkisë së Dropullit. Tre ditë më parë 46 vjecari me banim të përkohshëm në Tiranë, kishte ardhur në Dervician dhe kishte ndjerë shenja dyshese me sëmundjen e rrezikshme. Menjëherë specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të Inspektoriatit Shendetesor Shteteror kanë shkuar në terren nga ku dhe analizuan situatën patologjike të 46 vjecarit. Ky i fundit është larguar me dëshirën e tij në drejtim të Janinës për të kryer personalisht analizat e gjakut për të vërtetuar nëse ishte i prekur me COVID-19.

Sot ka ardhur përgjigja negative që cmon se 46 vjecari nga Derviciani nuk rezulton i prekur me Coronavirus.

Ky është rasti i gjashtë dyshues me virusin e rrezikshëm qe rregjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës ndërkohë që duhet theksuar që Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, qëndron në gatishmëri të plotë për përmbushjen e direktivave të qeverisë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu