Prokuroria e Posaçme, SPAK ka arrestuar 5 persona lidhur me dosjen e incineratorëve.

Sipas burimeve janë lëshuar 11 urdhërarreste ku disa prej tyre janë ekzekutuar. Ndërkohë 5 janë në kërkim dhe ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Aktualisht operacioni është në vijim. Policia po kryen disa kontrolle banesash dhe ambjentesh.

Nuk bëhet fjalë vetëm për incineratorin e Elbasanit por dhe për incineratorin e Fierit.

Janë në total 11 persona.

Dy gjyqtarë, Erjon Bani dhe Irena Gjoka kanë firmosur 11 urdhërarrestet.

Emrat e personave të cilëve u është firmosur urdhër arresti

1-Arber Denizi

2- Juri Ymeraj

3- Silvester Dreza

4- Gentian Zifla

5- Arjola Kodra

6- Enver Sheshi

7- Robert Shabani

8- Regan Merdani

9- Luran Dusha

10- Arben Dervishaj arkitekt

Ora News mësoi dje se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë masë sigurie “arrest me burg” për biznesmeninMirel Mërtiri, bashkëjetues i Stela Gugallias, i cili sipas akuzës është pronari faktik i kompanisë përfituese.

Mërtiri i cili është shpallur në kërkim sipas prokurorisë fshihej pas emrit të bashkëjetuses së tij Stela Gugallia, dhe ka rezultuar se është përfitues direkt edhe në incineratorin e Elbasanit.

Gjithashtu një masë të dytë për rastin e Elbasanit pritet ti komunikohet edhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, I cili në këtë dosje akuzohet për shpërdorim detyre.